Një automjet tip Ford u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur sot në qendër të Kavajës.

Balkanweb ka mësuar se dyshohet se shkak për flakët në automjet mund të jenë shkaktuar nga kabllot e dritave të automjetit.

Shoferi, duke vepruar me shpejtësi, ndaloi makinën dhe kontaktoi menjëherë zjarrfikësen.

Brenda pak minutash, shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët pa shkaktuar dëme të mëdha të tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka krijuar për pak kohë shqetësim tek kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb