I ftuar në studion e News24, analisti Shpend Gashi ka komentuar aksionin e opozitës në Shqipëri, duke theksuar se opozita nuk duhet të goditet në një moment kur mazhoranca po rrezikon të arrijë 16 vite në pushtet.
Gashi shtoi se populli dhe opozita janë të lidhur ngushtë dhe se, nëse opozita dështon, populli do të zhytet me të. Ai ka shtuar se opozita aktualisht është duke mbajtur “frymën si nëndetëse”, ndërsa qeveria po kërkon pushtetin absolut.
Ai ka kritikuar gjithashtu Edi Ramën për mënyrën se si ai ka përdorur LSI-në për të ardhur në pushtet dhe ka kujtuar se, pas kësaj, Rama ka filluar një fushatë kundër këtij subjekti politik në zgjedhjet e vitit 2017.
Gashi ka theksuar se Rama nuk është një figurë e re politike, duke e akuzuar për përdorimin e propagandës për të krijuar një realitet të shtrembëruar për popullin shqiptar.
“Opozita nuk duhet të goditet kur mazhoranca rrezikon të arrijë 16 vite në pushtet. Populli zhytet bashkë me opozitën, nëse kjo e fundit zhytet. Opozita është duke mbajtur frymën si nëndetëse, ndërsa qeveria kërkon pushtetin absolut. Erdhi në pushtet me LSI-në dhe gjëja e parë që bëri ishte të vriste LSI-në. Në vitin 2017 e bëri fushatën kundër LSI-së. Edi Rama nuk është figurë e re politike. Lavazhi i trurit që bëhet përmes propagandës tregon një realitet ndryshe nga ai që është”, tha ai mes të tjerash.