Në rubrikën “Opinion” në News24 është diskutuar situata më e fundit politike në vend. Analisti Shpend Gashi u shpreh se ndërkombëtarët duan stabilokraci në vend. Por analisti tjetër Bend Andoni tha se opozita duhet të tregojë se si do të drejtojë vendin.
“Politika përdor këdo, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen edhe përmes formave të tilla. Në Gjermani, Hitleri vetëm foli, pjesën më të madhe e mori publike. Forcat SS dolën vullnetarë dhe kryejnë vrasje edhe pa i thënë ai. Kështu po ndodh me militantët këtu, që me veprimet e tyre kalojnë edhe mendjet më të çartura. Opozita duhet të tregojë se si do të drejtojë”, tha Andoni.
Debati
Shpend Gashi: Ndërkombëtarët kërkojnë stabilokraci. Këta ndërkombëtarët duan stabilokraci, edhe sikur të bëjmë revolucion si puna e Rumanisë, kur Çauçeskun e vunë te toga e pushkatimit, këtu të dalin ndërkombëtarët dhe kërkojnë stabilokraci. Keni parë ndonjëherë Macron të thotë se u dogj pylli orbital? Keni parë ndodnjëherë kur jelekverdhët hodhën bojë te Monaliza, tha njeri gjë? Këtu del ai dhe çfarë nuk thotë, ndërsa harron se inskenoi 21 janarin.
Ben Andoni: Kam foton time që jam afër një viktime të 21 janarit. Situata ishte e agravuar prej disa ditësh dhe diçka do të ndodhte në 21 janar. Mos harroni se patëm edhe inskenime sikur aty kishte njerëz me gjak, por doli që ishin me bojë.
Belind Këlliçi: Njeriu i togës së Gardës, PS e mori e bëri Kryebashkiak
Ben Andoni: Këto janë paradokse. Turma nuk mbahej më, njeriu që ka paralajmëruar për të shtënat dhe tha kujdes ishte Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës. Viktimat e 21 janarit kishin lekë mbijetese me vete, dy prej të cilëve nuk e dinin pse ishin atje. Politika e ka ditë të zezë 21 janarin 2011. Problem në kohën e Ramës është relativizimi i fjalës, pra mund të flasim ne, por ne s’kemi fuqi të bëjmë asgjë. Ata që kanë forcë për të bërë diçka ose i blejnë. Politika përdor këdo, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen edhe përmes formave të tilla. Në Gjermani, Hitleri vetëm foli, pjesën më të madhe e mori publike. Forcat SS dolën vullnetarë dhe kryenë vrasje edhe pa i thënë ai. Kështu po ndodh me militantët këtu, që me veprimet e tyre kalojnë edhe mendjet më të çartura. Opozita duhet të tregojë se si do të drejtojë. Berisha dhe Meta nuk kanë lënë vend për pasardhës. Edi Rama e ka të vështirë t’i ofrojë publikut diçka të re, Rama ka vetëm një ballafaqim me veten dhe ky e nxjerr problematik.