Përplasje janë shënuar në protestën e sotme të Partisë Demokratike tek Pallati me Shigjeta në Tiranë.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se protestuesit kanë kërkuar nga policia, që të lirojnë rrugën. “Na lini që të protestojmë”, kanë thënë protestuesit.
Në krye të protestuesve janë eksponentë të lartë politikë opozitarë, Luciano Boçi dhe Klevis Balliu. Më pas, protestuesit kanë thirrur njëzëri “Berisha”.
Policia nga ana e saj ka qenë kundër bllokimit të rrugëve nga protestuesit opozitarë. Nuk kanë munguar as përleshjet fizike mes efektivëve dhe protestuesve.
(Balkanweb)