Në sheshin Uilson, qytetarët janë shtyrë për 20 metra larg, pas urdhrave të policisë. Protestuesit hodhën akuza të rënda ndaj policisë, duke thënë se “janë horra”.
Gazetari Klevin Muka raportoi për Balkanweb se deputeti Petrit Vasili ka thënë se është goditur nga policia. Policia dhe protestuesit po shtyhen me njëri-tjetrin. Qytetarët janë shtyrë për 10 metra.
“Këto janë plehra, nuk e thonë se çfarë urdhri kanë. Nuk e di se çfarë ruajnë aty, ato pemët”, ka thënë një protestues. Janë shënuar një sërë incidentesh mes protestuesve dhe policisë te Sheshi Wilson. Të pranishëm në këtë zonë janë deputetët e PD Bledjon Nallbati, Luan Baçi, si dhe përfaqësuesi demokrat Enno Bozdo.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se policët janë vënë “në shërbim të qeverisë dhe bandave”.
(Balkanweb)