Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët.
Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.
Me përplasje dhe tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD në Tiranë.
(BalkanWeb)