Te Sheshi Uilson, ku ka pasur përplasje edhe mes deputetëve të PD dhe policisë, situata tashmë duket më e qetë.

Deputeti i PD-së Luan Baçi tha se policia është duke provokuar qytetarët.

Nga ana tjetër, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë deklaroi se jemi në një regjim, që nuk kursen nga dhuna edhe gratë shtatzënë. Ai u shpreh se opozita nuk tërhiqet asesi.

Luan Baçi: Policët provokojnë qytetarët, kanë sjellje të papërgjegjshme. I bëjmë thirrje z Proda që policia të mos provokojë qytetarët. Ne nuk tërhiqemi!

Tedi Blushi: Deputetët dhe gratë po dhunohen. Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, por ne jemi në betejë pa kthim. Ky regjim dhunon gratë shtatzënë në protestë. Këta policë të kapin bandat. Punonjësit e Policisë së Shtetit nuk janë të identifikuar. Ky regjim ka degraduar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb