Tek Pallati me Shigjeta, policët janë përplasur me protestuesit.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se policia ka kërkuar që protestuesit të lirojnë rrugën, ndërsa qytetarët nuk kanë pranuar që të largohen.
Përplasjet mes “bluve” dhe protestuesve janë të herëpashershme.
Efektivët, si në zona të tjera të Tiranës, kërkojnë që protestuesit të lirojnë rrugën. Ndërsa, përfaqësuesit opozitarë pretendojnë se protesta e tyre është e ligjshme.
(Balkanweb)