Klevis Balliu, anëtar i Kryesisë së PD, i është drejtuar me një megafon forcave të Policisë që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën.

“Ju bëj thirrje respektoni ligjin dhe Kushtetutën. Ju kemi njoftuar sipas ligjit për protestën. Këtë betejë do e fitojmë të gjithë bashkë, ne po respektojmë ligjin dhe Kushtetutën”, iu drejtua Balliu, uniformave të Policisë.

Balliu tha se protesta është e ligjshme dhe policia duhet të zbatojë ligjin.

Thirrja e Balliut ka ardhur 1 orë pas nisjes së protestës, ndërsa Policia e Shtetit që në minutat e para ka ndërhyrë për të liruar akset e bllokuara nga protestuesit.

Në të paktën një nga pikat ku protestohet, atë te Bashkia e Tiranës, policia ka ndërhyrë me autobotin që hedh ujë me presion. Këtu raportohet se ka pasur  disa zonja protestuese të dëmtuara si pasojë e presionit të ujit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb