Partizani ka mbyllur në mënyrën e duhur ndeshjen me Laçin, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Ditën e djeshme skuadra ka qenë pushim dhe nga sot të gjithë kthehen në “Arenën e Demave” në atë që quhet java e derbit.

Të kuqtë gëzojnë një situatë shumë të mirë në renditje, çka i shton edhe besimin në aspektin emocional, teksa dëmtimet duket se janë shqetësimi i vetëm i stafit teknik. Tedi Cara ka pasur shqetësim muskulor përgjatë dy javëve të fundit dhe nuk u aktivizua asnjë minutë kundër Laçit, pavarësisht se ishte i gatshëm në stol.

Nëse për Carën shanset për të qenë në fushë janë të mëdha, e vështirë është situata për Adnard Mehmetin. Mesfushori mungoi ndaj Laçit për shkak të një tërheqjeje muskulore dhe shanset më të mëdha janë që të mungojë edhe në derbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb