Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës që opozita ka zhvilluar pasditen e së martës (26 nëntor) në Tiranë, ku janë bllokuar 5 pika kyçe të kryeqytetit.

Associated Press shkruan se ligjvënësit shqiptarë të opozitës dhe mbështetësit e tyre bllokuan të martën rrugët kryesore të kryeqytetit për orë të tëra duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik deri në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Qindra mbështetës të opozitës bllokuan trafikun në kryqëzimet kryesore të Tiranës duke akuzuar Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit.

Të udhëhequr nga ligjvënësit, mbështetësit e opozitës – disa të ardhur nga qytete të tjera – u përfshinë në përleshje sporadike me policinë kundër trazirave që përpiqeshin të pastronin rrugët. Të tjerët u ulën në rrugë ose u përpoqën të largonin oficerët e policisë.

Capture
Capture

“Rama ik”, ishte thirrja e përsëritur nga protestuesit në shumë vende.

Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të mbajtur rrugët të lira për trafik, si dhe për të ruajtur rendin. Ata përdorën ujë me presion, që hidhej përmes pompave të montuara në autobotë, me synim që të mbanin protestuesit larg Bashkisë dhe Sheshit Wilson, dhe gaz lotsjellës në të paktën në një rast.

Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj në një koalicion opozitar gjithashtu kanë mbajtur protesta për arrestimin e kreut të tyre Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht”, thuhet në raportimin e medias ndërkombëtare.

“Revolta dhe mosbindja civile e shqiptarëve nuk mund të ndalet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Flamur Noka, drejtuesi më i lartë ndërsa Berisha është në arrest shtëpie.

Noka ndaloi së foluri me gazetarët nga respekti për një lutje të dëgjuar nga xhamia e re myslimane aty pranë.

Capture.jpg1
Capture.jpg1

Popullsia 2.4 milionëshe e Shqipërisë është më shumë se gjysma myslimane. Ata jetojnë në paqe përkrah të krishterëve katolikë dhe ortodoksë dhe komuniteteve të tjera më të vogla fetare.

“Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, të cilat socialistët e Ramës janë gati t’i fitojnë, sipas sondazheve, pjesërisht për shkak se opozita është e ndarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës që të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në Bashkimin Evropian prej 27 vendesh.

Në tetor, Tirana filloi bisedimet me bllokun për mënyrën se si vendi përputhet me qëndrimet e BE-së për shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria synon të anëtarësohet në bllok deri në vitin 2030, sipas Ramës”, raporton Associated Press.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb