Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga një nga pikat e protestës së opozitës në kryeqytet se policia “ka mision të luftojë opozitën”.
Noka u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë.
Ai vijoi duke thënë para mediave se policia nuk ka të drejtë të japë apo refuzojë lejen për protestë, por vetëm të garantojë rendin publik pasi të njoftohet.
Sakaq, ai theksoi se kushdo që “prek protestuesit do të ketë punë me PD-në”.
“Policia ka mision të luftojë opozitën. A mund të quhet polici që i shërben ligjit. Ato fytyra aty mbrapa nuk përfaqësojnë as ligjin e as shtetin. Ata janë mercenarë të krimit të organizuar dhe s’kanë lidhje me ligjin. Janë të gjithë polici politike dhe e inkriminuar kundër opozitës. Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësore tregon misionin e tyre politik. Policia s’ka të drejtë të japë apo jo leje, ata thjesht marrin njoftim dhe garantojnë rendin publik. Kur protestonim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët, nuk thanë gjë”, u shpreh ai.