Protesta me bllokimin e qarkullimit të automjeteve te sheshi Wilson duket se ka përfunduar.

Ndërhyrja e policisë duke përdorur autobotin e ujit me presion dhe gazin lotsjellës ka bërë që tempi i protestës së bjerë.

Protestuesit po i drejtohen Bashkisë së Tiranës në këto momente, ndërsa pjesa tjetër janë shpërndarë.

Rreth-rrotullimi i sheshit Wilson u bllokua në orën 17.00, ndërsa policia kërkoi nga protestuesit të lironin rrugën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb