Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën.

Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.

Vendimi I Gjkko
Vendimi I Gjkko

Gazetarja Lala raportoi se Prokuroria ka të drejtë të apelojë vendimin e gjyqtares Davidhi apo do vijojë shqyrtimi i çështjes nga GJKKO.

Ndaj z. Berisha është ngritur akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Prokuroria i ka dorëzuar të gjithë fashikujt dhe Gjykata po shqyrton nëse është e plotë dhe do të vendosë nëse do të nisë gjykimin, do kërkojë kthimin për plotësim të mëtejshëm.

Gjykata Kushtetuese përshpejtoi kërkesën për shqyrtimin e kërkesës së Berishës për shfuqizimin e arrestit të shtëpisë më 27 dhjetor dhe nga ana tjetër dhe Gjykata e Strasburgut përshpejtoi shqyrtimin e çështjes së ish-kryeministrit.

Reagon SPAK
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në një reagim për News24 deklaroi se vendimi që i GJKKO që liroi Berishën do të apelohet.

“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb