Prindër e të rinj, qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në protestën e sotme, e treta radhazi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe zbardhjen e së vërtetës.

Një prind ka kërkuar që shkollës “Fan Noli” t’i vihet emri “Martin Cani” dhe në oborrin e saj të vendosjes shtatorja e 14-vjeçarit të vrarë.

“Martini nuk i përket vetëm familjes Cani, por është i yni dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm. Është hera e tretë që vij në këtë protestë për atë engjëll që e njoha nga ekrani dhe do vij deri në fund. Dy propozimet që kam, do doja të kishim përkrahjen e të gjithëve. Që sot e tutje emri i shkollës të zëvendësohet dhe shkolla të quhet ‘Martin Cani’. Dhe vetë Fan Noli të ishte gjallë do e pranonte. Në oborrin e shkollës të vendosim shtatoren prej bronzi të Martinit, për të përjetësuar Martinin”, tha prindi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb