Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ka reaguar pas vendimit të GJKKO që i hoqi masën e arrestit në shtëpi kryetarit të PD, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se ndaj Berishës u zhvilluan 3 vite sulme të pandershme. Ai thekson se ish-kryeministri qëndroi i palëkundur derisa e drejta e tiuj triumfoi.

“Mirësevjen në shtëpinë tënde, Kryetar! Me rikthimin tënd, Partia Demokratike do të jetë më e fortë dhe më e gatshme se kurrë për t’u përballur me sfidat e ardhshme”, shkruan ai.

Postimi

Mirësevjen në liri, Sali Berisha! Pas një viti të gjatë izolimi të padrejtë dhe tre viteve sulmesh të pandershme kundër teje, ti qëndrove i palëkundur, si një burrë i vërtetë përballë çdo sfide. Gjatë kësaj kohe, na ke dhënë të gjithëve forcë dhe besim se e drejta triumfon. Mirësevjen në shtëpinë tënde, Kryetar! Me rikthimin tënd, Partia Demokratike do të jetë më e fortë dhe më e gatshme se kurrë për t’u përballur me sfidat e ardhshme.

✌🏻🇦🇱🇺🇸🇪🇺

Postimi Lisander Hoxhes
Postimi Lisander Hoxhes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb