Bayern i Mynihut fiton sfidën më të fortë të mbrëmjes, teksa në Allianz Arena mposht minimalisht 1-0 kampionët francezë të PSG-së. Bavarezët u mjaftuan me një gol të Kim Min- Jae, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë për ta shtyrë topin drejt rrjetës. Sfida u bë më e thjeshtë në pjesën e dytë për vendasit, pas daljes nga loja me karton të kuq të Osmane Dembele. 3 pikë të rëndësishme për Bayern që ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa PSG rrezikon shumë të ndërpresë aventurën evropiane, për shkak se mbetet prap vetëm në vendin e 26, me 4 pikë.

I lumtur pas ndeshjes tekniku belg Vincent Kompany, i cili e komentoi kështu fitoren e të tijve ndaj PSG: Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe e merituam fitoren. Nuk jam i surprizuar nga vendosja taktike e PSG, ata luajnë shpesh herë pa një sulmues të deklaruar. Jam i kënaqur pasi na shërben shumë kjo fitore.

Ndërkohë në krahun tjetër i zhgënjyer ishte tekniku spanjoll i kampionëve francezë, Luis Enrique: Bayern ishte superior në pjesën e parë, lam një impresion të keq në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë u futëm në fushë me një tjetër mentalitet, por pas daljes nga loja të Dembel, vuajtëm shumë.Kemi edhe 3 ndeshje të mbetura, shpresoj të kualifikohemi”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb