Barcelona mund pa probleme debutesit e Brest me rezultatin 3-0. Protagonist i kësaj sfide nuk kishte si të mos ishte goladori i kësaj skuadre polaku Robert Lewandovski, që realizoi një dopietë. Sulmuesi i Barcelonës arrin kuotën e 100 golave në Champions League duke u bërë kështu një nga tre futbollistët e vetëm në historinë e këtij kompeticioni që ka arritur këtë shifër realizimesh, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sfida për katalansit e udhëhequr nga Hansi Flick nuk rezultoi e vështirë, teksa fitorja për vendasit u vu asnjëherë në diskutim. Lewa në minutën e 10 zhbllokoi shifrat pas një ekzekutimi të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në mesin e pjesës së dytë ishte Dani Olmo, që pas një aksioni perfekt arriti të konkludojë saktë duke dyfishuar shifrat për katalansit. Goli i  tretë erdhi në kohën shtesë sërish nga Lewandovski për të mbyllur mbrëmjen perfekte për të dhe Barcelonën e cila me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: