DURRËS
Ndalohet 41-vjeçari në Durrës. Policia qytetit bregdetar ka finalizuar operacionin i koduar “Double” duke i vënë prangat 41-vjeçarit në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.
Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 41 vjeç.
Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.