Pas Tiranës dhe Lezha proteston për siguri në shkolla pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. “Një manifestë, një qëllim, një ndyshim”, me këtë moto të rinj dhe aktivist të shoqërisë civile u mblodhen në Sheshin pranë Obeliskun në Lezhë. Në mesazhet e e tyre ata ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton.

Sipas tyre, sistemi ynë arsimor ka nevojë për një ndryshim të thellë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër nxënësit e shkollave rendisin disa nga problematika siç janë siguria në shkolla dhe mosfunksionimi i psikologut
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak Alfrida Marku tha se në buxhetin vendor te bashkisë Lezhë janë të papërfillshme.

Ky reagim nëpërmjet këtij manifestimi vjen pas ngjarjes së ndodhur në kryeqytet ku një 14-vjeçar u vra pranë shkollës nga një bashkëmoshatar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb