Pas 14 javësh kampionat, Teuta vijon të jetë në vendin e gjashtë në klasifikim, ku për asnjë moment gjatë këtij sezoni nuk i është larguar këtij pozicioni.teutaMirëpo, në ndeshjen me Dinamon këtë të shtunë, blutë shpresojnë të një fitore, e cila mund të përkthehet edhe me ngjitjen më lart. 14 javë ndoshta nuk janë shumë, por edhe pak nuk mund të konsiderohen për të bërë disa bilance. “Panorama Sport” i ka bërë një vëzhgim situatës së golave te Teuta, kur i pëson dhe shënon.

GOLAT E PËSUAR – Blutë janë një nga tri skuadrat me mbrojtjen më të dobët në këtë kampionat, sepse deri më tani kanë pësuar plot 20 gola. Jo më kot trajneri Martini e sheh këtë repart si më problematikun dhe ende nuk ia ka gjetur çelësin e suksesit. Nga “skaneri” i golave të pësuar deri më tani, rezulton se starti i dy pjesëve është vërtet problematik për skuadrën. Thuhet kështu, pasi 5 deri më tani i kanë pësuar në harkun e minutazhit 40-90. Në total janë 6 pikë të lëna në tri ndeshjet e fundit. Sakaq, momenti më i mirë i skuadrës është gjatë mesit të pjesës së dytë, ku deri më tani ka ditur të mbajë të paprekur portën. Sa u përket pjesëve, skuadra pëson njëlloj si në të paren, ashtu edhe në të dytën.

GOLAT E SHENUAR – Teuta pëson shumë, por nga ana tjetër as nuk shkëlqen për shënimin e golave. Deri më tani ekipi ka gjetur 14 herë rrugën e rrjetës, me mesatare një gol për ndeshje. Rezulton se momenti më efikas për skuadrën, janë pikërisht meset e dy pjesëve, minutazhi 16-30 dhe 61-75, ku ekipi shënon respektivisht nga 2 gola. Sa i përket fillimit dhe fundit të pjesës së parë, skuadra nuk shkon asnjëherë te goli, duke u konsideruar si jo pak problematike. Në lidhje me pjesët efikase, e dyta është shumë më e mirë, sepse skuadra shënon dhjetë herë, përkundrejt katër në të parën.

MUNGESAT – Skuadra ka vuajtur shumë edhe nga mungesat në javët e fundit, aq sa në disa sfida ka pasur edhe 2-3 lojtarë të formacionit, që nuk kanë qenë në dispozicion të trajnerit Edi Martini. Për sfidën e radhës me Dinamon, duket se Vila mund t’ia dalë. Në mesfushë është kthyer Arbër Çyrbja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb