Kvicha Kvaratskhelia është një nga lojtarët më të mirë të Napolit. Paraqitjet e sulmuesit gjeorgjian nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha, të cilat ndjekin prej kohësh lojtarin, por nuk kanë mundur akoma që ta bindin për largimin nga Napoli.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Kvara pëlqehet shumë nga Manchester United, me “Djajtë e kuq” që po mendojnë të shpenzojnë një shumë të majme për të afruar në Manchester 23-vjeçarin.

Më saktësisht, gjigandët e Premier League propozojnë një marrëveshje për 5 vite, ku Kvara do fitojë 9 milionë euro në sezon. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb