Sparta e Pragës pësoi disfatë 0-6 në Champions ndaj Atletico Madrid, në një ndeshje totalisht për t’u harruar. Pas ndeshjes, lojtari shqiptar i skuadrës çeke, Qazim Laçi u shpreh se ekipi luajti keq dhe se duhet analizuar me detaje gjithçka.

“Nuk ka shumë për të thënë për këtë ndeshje. Duhet të analizojmë gjithçka që ishte e gabuar. Luajtëm kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë, ishte e vështirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mos ulim kokën, megjithëse do të jetë shumë e vështirë. Sezoni do të jetë ende shumë i gjatë”, tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb