Gareth Southgate duket se ende nuk e ka tretur lamtumirën e tij me kombëtaren e Anglisë. Trajneri britanik ka shpjeguar në profilin e tij në Linkedin se kishte marrë në konsideratë edhe mundësinë për t’i dhënë lamtumirën botës së futbollit.
“Pas tetë viteve të kaluara në një nga rolet më të rëndësishëm në futbollin botëror, kam marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të reflektuar mbi atë që kam përjetuar dhe për të menduar thellë për atë që vjen më pas, ka ndeshje dhe momente që unë do ta mbaj mend për pjesën tjetër të jetës sime.
Tani për tani, po e gjej qëllimin tim duke i kushtuar më shumë kohë bamirësive që zgjedh të mbështes. Unë nuk jam i vetmi 50-vjeçar që mendoj për një ndryshim në drejtim”, theksoi ish tekniku i “Tre Luanëve”, duke e lënë të hapur pse jo mundësinë e një largimi përfundimtar nga bota e futbollit.