Në emisionin “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me aksionin opozitar. Gazetari Agim Baçi u shpreh se mosbindjen civile nuk e organizojnë partitë por qytetarët.

Ndërsa kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, u shpreh se opozita po i thërret qytetarët në mosbindje civile

Debati

Xhaferri: Mosbindja ne i ftojmë qytetarët, nuk i urdhërojmë. Anëtarët e mi si mund t’i frikësoj unë? Unë i çoj një mesazh, i ftoj, kaq

Baçi: Mosbindjen civile nuk e bën partia, e bëjnë qytetarët

Xhaferri: Ja të shikojmë sa do e arrijnë këto prindërit mosbindjen civile. Përmes mosbindjes civile ne do të arrijmë te qeveria teknike.

Mehmetaj: Protesta është forma që njerëzit reagojnë

Baçi: Nuk e bëjnë mosbindjen civile partitë, as në Francë nuk e bënë partitë, por qytetarët.

Xhaferri: Në 1998, Berisha ka qenë super non grata, asnjë ambasador nuk e takonte

Baçi: O Besart je i vogël ti se mban mend vitin 2000?

Xhaferri: Po çfarë po më bën ti mua patronazhist, si më thua kam qenë i vogël, isha 10 vjeç në 2000, e mbaj mend shumë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: