Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një 35 vjeçar me origjinë nga Gramshi, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania, për shkak të disa problemeve shëndetësore.
35 vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai largohet në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë live të riun. Kushëriri i tij deklaroi se ka fjetur tek shtëpia e tij një natë përpara se të zhduket, duke shtuar se në mëngjes kur u zhduk shkoi për të pirë kafe. Sipas tij, edhe kamerieri i kafes ka thënë se e ka vërejtur 35-vjeçarin, që pasi ka konsumuar kafen, është larguar.
Kushëriri i 35-vjeçarit: Ai ishte tip i mbyllur, doli për kafe dhe më pas nuk u kthye më. Kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani, punonte inxhinier elektrik. Ka qenë tip i mbyllur dhe nuk kishte shumë shoqëri. Kishim lënë takim dje me psikiatren. Iku në Gjermani për jetë më të mirë. Edhe në Shqipëri ka punuar elektricist e inxhinier elektrik në firma të mira. Prindërit i ka në Greqi. Familja e tij jeton 6-7 vite në Greqi. Ermali ka jetuar vetëm në Tiranë. Edhe motra e tij jeton në Tiranë. Kur ka ardhur na ka takuar ne që e kemi më të afërt, Ka fjetur tek unë. Sikur ishte mbyllur edhe më tepër nga se ka qenë më parë.
Në mëngjes më tha do pi kafe e nuk e prisja që nuk do kthehej. Ermali nuk ka as telefon me vete, e ka lënë në shtëpi. Dokumentet i ka lënë në shtëpi. Kafen e ka pirë për herë të fundit pranë Brrylit. Edhe kamerieri e kishte fiksuar. Ai tha piu kafe e iku. Nuk është se fliste, por nuk ka shprehur shqetësim. Ishte tip i mbyllur, por nuk ishte i dhunshëm. Ne kemi informuar policinë. Kishim lënë takim me psikiatrin pasdite. Ai kishte arritur nga Gjermania për një kontroll tek psikiatri. Nuk done të takonte psikiatrin. Atë ditë ishte i veshur sportiv.
(Balkanweb)