FBI ka konfirmuar kërcënimet me bombë ndaj të nominuarve nga Donald Trump, President i zgjedhur i SHBA. Në një deklaratë agjencia tha se “është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të goditjes që synojnë të emëruarit e ardhshëm të administratës”.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut që të raportojnë menjëherë çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë te zbatimi i ligjit”, thuhet në deklaratë.

Deri më tani, ata që dihet se janë kërcënuar janë:

Howard Lutnick, i nominuari i Trump për Sekretar të Tregtisë dhe pjesë e ekipit të tij të tranzicionit, shtëpia e të cilit u kërcënua, raportoi gazeta Bronx News 12

Lee Zeldin, i nominuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili u kërcënua për vendosje bombe në shtëpinë e tij në Long Island, raportoi News 12.

Matt Gaetz, i nominuari fillestar për prokuror të përgjithshëm, të cilit iu shënjestrua shtëpia e tij në Florida, thanë raporte të ndryshme të lajmeve.

Kongresmenja Elise Stefanik, e zgjedhur si ambasadore e Trump në OKB, gjithashtu e kërcënuar për sulm me bombë

Pete Hegseth, Sekretari i Mbrojtjes, shtëpia e të cilit ishte në shënjestër

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: