Sturm Graz mundi 1-0 Gironan, në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Takimi i mbajtur në Wörthersee Stadion (Klagenfurt), u vendos nga një gol i Biereth, në minutën e 15-të. Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës spanjolle, këta të fundit nuk ia dolën dot që të marrin pikë.

Crvena Zvezda surprizoi Stuttgartin, duke e mposhtur 5-1. Goli i boshnjakut Demirovic krijoi iluzionin se gjërat nuk do të ishin të vështira për mysafirët, por nuk rezultoi kështu. Zvezda përmbysi llogaritë që në pjesën e parë me Silas dhe Krunic, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Ivanic dhe Ranonjic (x2).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb