TIRANE

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, modelja dhe sipërmarrësja Aurela Hoxha ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të mëmësisë dhe se si është paragjykuar edhe për mënyrën se si i ka sjellë në jetë fëmijët e saj.

Aurela është larguar nga Shqipëria përpara disa vitesh, pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Aurela është nënë e dy fëmijëve. Lidhur me këtë temë, moderatorët kanë thënë se shumë modele shikojnë fillimisht më shumë karrierën se të pasurit një fëmijë, për shkak të ruajtjes së linjave të tyre. Madje një pjesë kanë zgjedhur dhe nëna surrogate. A e ka çuar ndonjëherë në mend Aurela këtë gjë?

E kam shumë të dëgjuar këtë sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë të them të vërtetën sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Unë për këtë nuk dua të flas shumë sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka… Por personalisht unë u mërzita. Nuk i paragjykoj ato që bëjnë këtë zgjedhje, por kur ti bëhesh mama dhe të vijnë komente të tilla realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: