Ndeshjet e xhiros së pestë të UEFA Chempions Ligë dhuruan emocione. Padyshim vëmendja më e madhe ishte në “Enfilld”, aty ku Liverpool triumfoi 2-0 ndaj Real Madrid. Golat u realizuan nga Mec Alister dhe Gakpo, të dy në pjesën e dytë. Mbappe dhe Salah ishin protagonist negativ, pasi humbën nga një penallti me skuadrat respektive.
Aston Villa dhe Juventus ndanë pikët në Birmimgham, në një barazim pa gola. Ky rezultat i shkon përshtat të dyja ekipeve, në këtë fazë të sezonit.
Dortmund fiton 0-3 ndaj Dinamos së Zagrebit, buzëqesh edhe Lille e Zhegrovës pas suksesit 1-2 ndaj Bolonjës.
Monako-Benfika, e luajtur në Principatë përfundoi 2-3, sakaq PSV-Shakhtar u mbyll 3-2.
Në ndeshjet e luajtura pasdite, Cervena Zvezda surprizoi Shtutgartin duke e mposhtur 5-1, ndërsa Girona pësoi disfatë 1-0 nga Shturm Graz. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të rikthehet me 10 dhjetor.