Legalizohet shtëpia e Marigo Posios gruas që qëndisi flamurin e ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë.

Një ditë më parë, më 27 nëntor, në prag të Festës së Pavarësisë, prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole, me nënprefektin Henrik Rusi dhe Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë Stavri Mushka dhe stafin e tij, ishin në Hoçisht të bashkisë Devoll, për t’i dorëzuar vendimin e legalizimit të shtëpisë Violeta Pojanit, familjare e qëndistares së flamurit të Pavarësisë, Marigo Posio.

“Shtëpia Muze e atdhetarëve Jovan dhe Marigo Posio, qëndistare e flamurit të Pavarësisë, ka potencialin ta kthejë Hoçishtin në një destinacion për turizmin kulturor sidomos për brezat e rinj, që edhe ata të edukohen me frymën atdhetare dhe historinë tonë kombëtare”, kështu u shpreh prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, i cili i dorëzoi vendimin e legalizimit të shtëpisë, Violeta Pojanit, familjare e Marigo Posios.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Violeta kujdeset për shtëpinë në Hoçisht të Devollit, ku Marigoja jetoi për disa vite, ndërsa tani është kthyer në një mjedis muzeal për të rrëfyer historinë.
“Procesi i legalizimeve në qarkun tonë po ecën me ritme të mira dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore po bashkëpunojnë me ASHK-në që procesi të ketë ritmin që realizon objektivin. Kontributi i qytetarëve mbetet ndihmë e rëndësishme në këtë proces”, shtoi Jole.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb