112 vite pavarësi/ Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti
28 Nëntor, 2024 10:16
Madhësia e tekstit:
Në Vlorë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni ishin presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova mori pjesë kryeministri Albin Kurti.
Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit.
Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!
Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb