Alessio Lori, i mbiquajtur “Chiappa”, krahu i djathtë i bosit të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe, është gjetur i vdekur në Romë pak ditë më parë në një “air Bed & Breakfast” në via Tripoli. I shtrirë në dysheme në dhomë, një e shtënë në ballë, e qëlluar me një armë të gjetur pikërisht pranë tij.

Burri ishte ikur nga arresti shtëpiak ku u kthye gushtin e kaluar. Prokurori publik Francesco Cascini hapi një çështje vrasjeje, një veprim i domosdoshëm i rrethanave, por sipas të gjitha analizave të thelluara dhe hetimeve fillestare nuk do të kishte asnjë element që të çonte në drejtim tjetër përveç atij të vetëvrasjes.

Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lori, i njohur si “Chiappa”, ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg dhe në Apel i ishte ulur dënimi.

Ai akuzohej si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, zhvatjes, shpërndarjes së drogës dhe zjarrvënies. I konsideruar si togeri i bosit të mafias shqiptare Elvis Demce, ishte gjithashtu njeriu që kishte planifikuar të vriste Giuseppe Molisso për t’u hakmarrë për Fabrizio Piscitelli Diabolik. Molisso është trafikanti i drogës që ishte thirrur të kujdesej për interesat e klanit Senese dhe Michele Senese besohej nga aleatët më të afërt të Demçes dhe Diabolikut se ishte ai që kishte dhënë dritën jeshile për vrasjen.

Megjithatë, pasi u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, ai u la në arrest shtëpie, ku përveçse nuk mund të kryente më krime, mund të ishte më i mbrojtur dhe nga hakmarrja.

I vetëm, në arrati, i ndjekur jo vetëm nga policia, por ndoshta edhe nga rivalët e tij gati për t’u hakmarrë, Lori me sa duket ka vrarë veten.

Kush është Elvis Demçe

Elvis Demçe, i njohur si Zot i Drogës’ është i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Dëshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb