Dyshohet se dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dibër.

Mësohet se këtë të enjte kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre teksa në ndihmë të grupeve të Policisë lokale dhe strukturave të tjera janë nisur edhe Forcat e Armatosura nga reparti i ushtrisë 4030 të Komandës Mbështetëse Burrel.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Dibrës ndërsa kërkimet mësohet se kanë nisur prej ditës së Mërkurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb