Në aspektin profesional çdo gjë ka shkuar mjaft mirë për numrin 1 të botës në Tenis, Jannik Sinner, me mediat italiane që e konsiderojnë si “Viti Sinner” 2024, pasi italiani ka qenë më shumë se sa i suksesshëm këtë vit. Mirëpo jo çdo gjë shkon mirë në jetën e Sinnerit, teksa në aspektin personal, mediat rozë bëjnë me dije se historia e dashurisë mes italianit dhe tenistes ruse Anna Kalinskaya është drejt fundit. Ajo prej javësh ndodhet në Majemi duke qenë larg Sinnerit e duke mos e shoqëruar atë në turneun e fundit ku italiani mori pjesë në Davis Cup.
Arsyet e ftohjes që mund të çojë çiftin drejt ndarjes ende nuk dihen, por ajo që fansat e tyre kanë konstatuar është fakti se Anna nuk e ndjek më Sinnerin në Instagram, pavarësisht se emri i tenistes ruse është akoma në profilet që italiani ndjek në këtë rrjet social. Gjithashtu Anna ka pëlqyer komentin e një ndjekësi i cili kishte komentuar se Jannik nuk ka ditur ta vlerësojë si duhet Annën, një tjetër fakt ky që vërteton se tenistja ruse ka mbetur e zhgënjyer nga raporti thuajse 1 vjeçar që ka patur me tenistin italian Jannick Sinner.