FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kombëtareve, duke marrë në konsideratë paraqitjet e tyre të fundit.
Për herë të parë në histori, Kosova e sheh veten në vendin e 99-të, duke u ngjitur kështu në dy pozicione. “Dardanët” kanë 1219.82 pikë, pas disfatës ndaj Rumanisë dhe suksesit ndaj Lituanisë.
Sa i takon Shqipërisë, kuqezinjtë e Sylvinhos mbeten në vendin e 65-të me 1275,57 pikë. Në ndeshjet e nëntorit, Kombëtarja jonë barazoi me Çekinë, ndërsa më pas u mund nga Ukraina.
Kosova:
Shqipëria:
(J.S/BalkanWeb)