Jasir Asani ishte protagonist me Gwangju, teksa i dhuroi fitoren në Championsin e Azisë, në ndeshjen ndaj Shanghai Shenhua. Asanit i mjaftoi një minutë lojë, teksa realizoi gol menjëherë sapo u aktivizua, duke ndezur festën në stadium. Për lojtarin shqiptar dhe paraqitjen e tij ka shkruar Reuters, agjensia e njohur e lajmeve.

“Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë të topit për t’i dhënë Gëangju fitoren 1 – 0 ndaj Shanghai Shenhua, që i mbajti koreanojugorët në vendin e dytë Champions League e Azisë.”- shkruan Reuters.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb