Tirana po përgatitet për sfidën e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Gjendja e skuadrës është e plotë, pasi asnjë nga ekipi nuk ka problem.

Edhe dyshja Meta-Prengaj është në rregull. Magani ka vazhduar me ritmin e tij dhe mënyrën sesi duhet të përgatitet ekipi bardheblu para sfidës me të kuqtë. Për t’u shënuar se Magani ka disa opsione në fushë dhe një skuadër luksi ku Abah, Mici, Prengaj, Ismajli rrezikojnë të mos jenë titullarë në takimin e së dielës.

KARTONËT – Tre janë lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë sfidën me Skënderbeun. Nëse Kola, Gjumsi dhe Mici ndëshkohen me të kuqtë, ata nuk do të luajnë javën e ardhshme, pasi në këtë moment që flasim, janë me tre të verdhë. Kujtojmë që derbi i parë u mbyll në barazim pa gola. Në atë sfidë me shumë se spektakli dominoi frika e ekipeve për të mos humbur.

FORMACIONI – Me një skuadër shumë të populluar në repartin e sulmit, Magani po mendon se cilët do të sakrifikohen. Me një skemë 4-2- 3-1, Tirana mund të zbresë të dielën në fushë. Në portë është i zakonshmi Selmani, ashtu si edhe mbrojtja me Isufin, Dembelenë, Kolën dhe Përgjonin. Më pas dy digat, Meta e Soler. Para tyre një treshe që nis nga Gjumsi, Ismajli dhe Haxhiu. Si pykë e vetme është Zharmuni. Të gatshëm janë edhe Bajroviç, Abah, Jonuzi e ndonjë lojtar tjetër, të cilët janë opsione për trajnerin e bardhebluve.VFDF

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb