Real Madrid mori vendimin që të mos merrte pjesë në ceremoninë zyrtare të “Topit të Artë”, pasi kishte kuptuar se trofeu individual nuk do i jepej Vinicius-it por Rodrit. Pikërisht për këtë temë ka folur vetë mesfushori Rodri, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Vendime të tilla mund të merren nga individët ose edhe nga klubet në tërësi, por unë i qëndroj besnik qëndrimit tim të parë. Unë nuk respektoj një sjellje të tillë. Mbaj mend se një vit më parë Erling ishte shumë pranë triumfit dhe të gjithë ne dëshironim që të ishim aty prezent për ta mbështetur”- tha Rodri, fitues i “Topit të Artë.
(J.S/BalkanWeb)