Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Bad spin 4”, në të cilin u arrestuan 8 persona.
Sipas një njoftimi zyrtar, gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z.
Policia njoftoi se ka sekuestruar 11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.