Luis Meçja, 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani, ka bërë apel për ndihmë pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar.

I mituri, i cili ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë 4 goditje me thikë që i kanë shkaktuar dëme të rënda në trup, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin. Deri tani, për Luisin janë mbledhur mbi 71 mijë euro, ndërsa objektivi i shumës që nevojitet është 80 mijë euro. Apeli në GoFundMe për Luisin u hap vetëm dy ditë më parë, pas apelit të tij për ndihmë.

Luisi 71 Mije Euro
Luisi 71 Mije Euro

Në mesazh, Luis Meçja shkruan se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpinë dhe në mushkëri, teksa shprehet “e keni parë çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër”.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.

KLIKO KËTU – TË NDIHMOJMË LUISIN

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb