Tjetër problem për Real Madrid. Mesfushori Camavinga ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Liverpool në Champions dhe në këto kushte, do të duhet të qëndrojë disa javë jashtë fushave.
Camavinga numëron vetëm 9 paraqitje gjatë sezonit aktual (5 në La Liga dhe 4 në Evropë) pasi humbi dy muajt e parë të sezonit pas një problemi në gju. Koha e rikuperimit të francezit mbetet për t’u parë, me ekipin e Carlo Ancelottit që duhet të përballet me mungesat e Vinicius, Alaba, Carvajal, Tchouaméni dhe Rodrygo.
(J.S/BalkanWeb)