Pas fitores në Champions League 3-0 ndaj Brestit, Barcelona e Hansi Flick vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Las Palmas.
Në fakt, siç raporton Mundo Deportivo, Lamine Yamal dhe Ferran Torres morën pjesë në stërvitjen e sotme, ndërsa Ronald Araujo vijon të punojë vetëm pjesërisht me shokët e skuadrës.
Për të dy futbollistët, rikthimi është afër, por është e vështirë të parashikohet nëse do të jenë në dispozicion takimin ndaj Las Palmas apo jo. Më shumë gjasa, lojtarët do të jenë gati për sfidat në Mallorca ose në Sevilla me Betis.
(J.S/BalkanWeb)