Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim të punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.
Rama vlerësoi punën e bërë deri tani, teksa theksoi se ajo duhet intensifikuar në vijim.
“Tani duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe pastaj me siguri shumë gjëra të tjera pozitive do vijnë nga prania e aeroportit, por është shumë e rëndësishme; ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë, natë-ditë”, u shpreh ai.
Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e operatorit të aeroportit, i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.
Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.