Marcus Rashford mbetet element i rëndësishëm i skuadrës së Manchester United, edhe pse sulmuesi anglez nuk është në formë. Për Rashford ka folur së fundmi trajneri i skuadrës nga Manchester, Ruben Amorim, i emëruar në krye të këtij ekipi vetëm pak ditë më parë.

“Ne do të përpiqemi që të përmirësohemi si ekip! Të gjithë duhet që të shënojmë më shumë gola! Do të përpiqem që ta ndihmoj Rashfordin! Por Markus duhet të përpiqet të rigjejë atë formë, e pastaj na takon neve ta ndihmojmë pasi ai është një lojtar i Junajtid!

Më kanë thënë se ndeshja e parë në “Old Traford’ do të jetë speciale! Unë dua vetëm ta fitoj takimin, të lumturoj tifozët. Para sfidës do jetë si një ndjesi e re, por pas nisjes do të jetë thjesht një tjetër përballje që ne duan ta fitojmë!” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb