Ndeshjet e xhiros së pestë në Europa League dhuruan rezultate interesante.

Manchester United fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Bodo-Glimt.  Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për “Djajtë e kuq”, që e panë veten në avantazh pas vetëm një minute lojë. Një gabim i portierit mysafir solli golin, me Garnachon që përfitoi për të zhbllokuar llogaritë.

 

 

Skuadra norvegjeze tregoi se nuk kishte ardhur thjeshtë për shëtitje dhe ia doli që të përmbysë shifrat brenda pjesës së parë me Evjen dhe Zinckernagel. Ekipi i Amorim vendosi ekuilibrat me Hojlund, në të 45-tën. Ishte pikërisht Hojlund që i dhuroi fitoren Manchester United me golin e tij në fillimine pjesës së dytë.

Barazim 2-2 në ndeshjen mes Tottenham dhe Romës. Son dhe Johnson “tundën rrjetën” për Spurs, ndërsa te italianët shënuan Ndicka dhe Hummels.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb