Mëngjesin e sotëm në “Koha për tu zgjuar” në News24 është ftuar avokati Erald Aga, për të folur në lidhje me proceset gjyqësore në tërësi dhe raste konkrete të përcjella në studio nga telefonuesit.

Avokati është shprehur se proceset të cilat zgjasin më shumë në kohë në sistemin gjyqësor, kryesisht janë proceset të cilat kanë të bëjnë me pronat dhe divorcet.

“Pronat dhe divorcet janë dy procesit që zgjasin më shumë në kohë. Kjo ndodh sidomos në Tiranë ku ka më shumë dosje dhe pak gjyqtarë”, u shpreh ai.

Avokati ka sqaruar edhe një prej rasteve të telefonuesve, ku tha se fitimi i titullit të pronësisë nga parashkrimi fitues, nuk fitohet automatikisht, por duhet t’i drejtohet gjykatës.

“Ka një perceptim të gabuar, që në 10 vite në mirëbesim dhe 20 vite në keqbesim quhesh automatikisht pronar. Duhet t’i drejtohesh gjykatës për të fituar titullin e pronësisë me parashkrim fitues”, sqaroi avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb