Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një urim me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Në postim theksohet se kjo është një kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së Shqipërisë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, thuhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb