Shqipëria nën ndikimin e masave ajore me origjinë verilindore duke sjellë në vendin tonë; reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin largim gradual të reshjeve nga i gjithë territori Shqiptar por temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të ULEN sërish në mëngjes POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb