Gazetari Igli Çelmeta në emisionin “Opinion” në News24, ku është diskutuar lidhur me ngjarjen e rëndë, atë të vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij,  tha se Policia e Shtetit nga momenti kur ka ndodhur ngjarja deri në këto momente ka bërë 5 njoftime zyrtare.

Çelmeta tha se Policia ka deklaruar se ka vetëm një autor. Ai tha se në vendin e ngjarjes ka pasur 9 fëmijë, ndërsa Mario Përlleshaj ka qëlluar me thikë Martin Canin, dhe shokun e tij të plagosur.

“Autori i krimit i ka ndjekur nga pas me thikë në dorë fëmijët”, tha Çelmeta.

Ai tha se edhe nga kamerat filmike që disponon policia nuk tregohet gjithë dinamika e ngjarjes. “Pamja që ka policia nuk evidenton qartë, pasi pengohet fushëpamja nga një pemë. Ka pamje të tjera që autori i ndjek nga pas fëmijët. Thika që është gjetur pranë ish-ATSH, është ajo që ka autori në dorë”, tha Çelmeta.

Ai tha se policia mbledh provat, i kqyr dhe ia dorëzon prokurorisë. “Bazuar në dëshminë e babait të të plagosurit, duhet një akt-ekspertizë për të provuar nëse ka pasur ose jo një thikë të dytë”, tha Çelmeta. Sipas tij, ende nuk dihet sepse Prokuroria nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të bërë këtë akt-ekspertizë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb